Rënie e madhe e temperaturave për fundjavë

19:23 / E premte, 22 Qershor 2018

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu. Në këtë situatë meteorologjike parashihet të mbajë mot i ftohtë dhe pa reshje shiu.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale parashihen të ulën ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale, minimalet nga 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksiamlet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të lëvizë rreth vlerave të normales. Indeksi UV mbetet i ulët deri mesatar. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperendimi me shpejtësi 1-6m/s. Pjesa e parë e javë së ardhshme parashihet të jetë me reshje shiu dhe me temperatura afërsishtë të ngjajshme me të vikendit !

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400