Rexhep Kadriu premton punësimin e 1200 studentëve

15:29 / E mërkure, 18 Tetor 2017

 

Në debatin e organizuar nga Rinia Studentore e universitetit publik të Gjilanit “Kadri Zeka”, me temën “Rinia Debaton” me kandidatët për kryetar të Gjilanit nga subjektet politike, kandidati nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rexhep Kadriu tha se programi i tij qeverisës për katër vitet e ardhshme në Gjilan, prioritet i jep punësimit, dhe krijimit të kushteve të mira për të rinjtë në përgjithësi dhe studentëve në veçanti.

“Në programin tonë qeverisës kemi paraparë punësimin tremujor të treqind (300) studentëve brenda vitit, që nënkupton punësimin e njëmijë e dyqind (1200) studentëve në mandatin katërvjeçar. Planifikojmë ngritjen e kampeve verore për zbulimin e trashëgimisë kulturore, ku do të gjejnë vende pune studentë të lëmisë përkatëse”, tha Rexhep Kadriu.

Ai shtoi se në planin qeverisës që ofron AAK-ja, është planifikuar edhe ndërtimi i kampusit universitar tek ish kampi ushtarak amerikan “Monteith”, për të cilin kemi mbështetje edhe të kryeministrit Haradinaj.

“Jemi të vendosur që të rinjve, studentëve tu krijojmë kushte të mira për studime, në mënyrë që të kemi studentë të zottë të cilët do të jenë bartësit e përgjegjësive të së ardhmes. Studentët do të përkrahen fuqishëm nga komuna gjithë ata që do të kenë suksese në shkollim. Kemi paraparë ndërtimin e dy fushave të tenisit në Gjilan, si dhe do të bëjmë biblioteka të hapura në qytet”, përfundoi Kadriu.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400