Rrahin gruan dy persona – policia i lë të lirë

15:55 / E diell, 15 Korrik 2018

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy persona të dyshuar pasi që kanë rrahur një grua. Rasti ka ndodhur në Prishtinë në orën 15:25.

 

Policia ka njoftuar se gruaja së bashku me tre fëmijë është dërguar në strehimore, raporton Insajderi.

Mirëpo me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë janë liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë 14.07.2018 – 15:25. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë familjare ndaj viktimës femër K/Shqiptare.  Viktima së bashku me tre fëmijët e saj janë dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400