Rrahje e gjuajte me armë mes të miturve në Prishtinë

09:25 / E mërkure, 14 Shkurt 2018

 

Një mosmarrëveshje mes një grupi të t rinjve në Prishtinë, ka mundur të përfundojë në mënëryë tragjike.

Kjo pasi në ngjarjen që ka ndodhur në rrugën ‘Bill Klinto’ në Prishtinë ka pasur edhe gjuajte me armë nga një person në drejtim të grupit tjetër, njofton policia.

Sipas njoftimit për këtë rast tre persona janë arrestuar.

“Janë arrestuar tre të dyshuar, meshkuj K/Shqiptarë, të moshës së mitur, të cilët pas një mos marrëveshje me tre persona viktima të mitur, meshkuj K/Shqiptarë, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me pistoletë në drejtim të viktimave, por pa ndonjë pasojë. Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400