Rruga Kaçanik- Hani i Elezit, segmenti te Fusha e Pajtimit nuk mbyllet sot për qarkullim, por nesër

13:14 / E mërkure, 14 Mars 2018

 

Ministria e Infrastrukturës njofton opinionin e gjerë dhe të gjithë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor se sapo është informuar nga Policia e Kosovës, që mjeti i cili ka qenë i përfshirë në aksidentin që ka ndodhur në rrugën Kaqanik – Hani i Elezit, tek vendi i quajtur Fusha e Pajtimit nuk do të mund të tërhiqet sot, por ky segment rrugor do të jetë i mbyllur për qarkullim nesër (15.03.2018) nga ora 12:00 deri në ora 14:00, kur edhe pritet të bëhet tërheqja e automjetit. Rruga do të mbyllet për qarkullim përgjatë këtyre dy orëve, ngase aty do të përdoren mjete të rënda, të cilat do të bëjnë tërheqjen e mjetit të përfshirë në aksident.

Ministria e Infrastrukturës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor, ndërsa Policia e Kosovës gjatë kësaj kohe do t’i orientojë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor, për rrugët alternative që mund të shfrytëzohen sa rruga kryesore të jetë e mbyllur për qarkullim.

Ministria e Infrastrukturës mbetet e përkushtuar që të jetë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës në çdo kohë!​

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400