Rusia akuzon Kosovën për “sabotim” të asociacionit

19:19 / E martë, 14 Nëntor 2017

Ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzja, tha se Moska nuk pajtohet me shfaqjet optimiste të paraqitura nga ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.

Ai tha se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës “po stagnon” dhe se sipas tij, ngjarjet në Kosovë kërcënojnë të rrezikojnë gjithë rajonin.

“Projekti i Republikës së Kosovës në mënyrë të qartë ka dështuar. Nuk është e qartë as kur Gjykata Speciale për krimet e UÇK-së do të fillojë të funksionojë. Këto janë çështje shumë serioze dhe një numër i madh i aktorëve po tenton t’i shtyjë nën tepih”, tha ambasadori rus.

Sipas tij, formimi i ushtrisë së Kosovës është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Rezolutën 1244, sipas së cilës forca ndërkombëtare është forca e vetme e armatosur në Kosovë.

Diplomati rus akuzoi Prishtinën për “sabotimin” e zbatimit të marrëveshjes për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400