Samiti i Sofjes, shans i BE-së për Ballkanin Perëndimor

08:49 / E premte, 18 Maj 2018

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka thënë se për Kosovën është sukses pjesëmarrja në Samitin e Sofjes dhe trajtimi i njëjtë me vendet e tjera.

Sipas tij, Kosova është faktor dhe nuk mund të flitet për Ballkanin Perëndimor pa Kosovën, madje edhe në rastet kur disa vende hezitojnë.

Hoti ka vlerësuar se ky samit është shans dhe përkushtim i Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se ka një garë në mes të BE-së, Rusisë dhe Turqisë për ta shtrirë ndikimin në Ballkan dhe, sipas Hotit, BE-ja e ka marrë seriozisht këtë sinjal dhe përmes samitit u jep prioritet kushteve që duhet t’i plotësojnë vendet e Ballkanit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400