Sejdiu: Çdo shtatë minuta do të qarkullojnë autobusët e rinj

19:00 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka thënë që autobusët e rinj që janë prezantuar sot nga Komuna do të qarkullojnë çdo shtatë minuta.

“Trafiku Urban deri në fund të vitit të ardhshëm do të ketë350 punëtorë kurse tash ka 120 puëntorë”, tha Sejdiu.

“Kontigjenti tjetër i autobusëve vjen mes datave 23-25 janar. Me ardhjen e 15 autobusëve tjerë, kemi flotën e plotë për të operuar në linjat 3 dhe 4, ku do të ketë autobusë çdo shtatë minuta”, tha ai.

“Standardi minimal për autobousët privat duhet të jetë katër euro. Ata do ta kenë të garantuar tregun për dhjetë vjet, kurse ata që kanë autobusë me standarde minimale do të kenë kontratë shtatë vjeçare”.

“Kredinë nuk e ka marrë komuna e Prishtinës, por e ka marrë “Trafiku Urban”, ka thënë Sejdiu në Info Magazine në Klan Kosova.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400