Serbët me 2 % të popullësisë në Kosovë, mbajnë peng formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës!

21:42 / E premte, 20 Prill 2018

 

InfoPress / Adelina Mexhuani

 

Republika e Kosovës  edhe pas  një dekade  si shtet i pavarur nuk ka ende ushtri, ani pse pothuajse çdo vit qytetarët e Kosovës kanë marrë premtime për formimin e Ushtrisë.

 

Për këtë edhe Qeveria Haradinaj po përballet me qëndrimet kundërshtuese të Listës Serbe që Kosova ta ketë Ushtrinë.

Ndërsa, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj së fundi ka thënë se formimi i ushtrisë së Kosovës nuk është larg. Sipas tij transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, sipas të gjitha gjasave do të bëhet me ligj.

E fundi i këtij muaji është afati që ka vënë Qeveria për procedimin e Projektligjit për Forcat e Armatosura të Kosovës.

Ndërsa, ekspertë e sigurisë thonë se vështirë mund të ndodhë ndryshimi i kushtetutës për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, përderisa janë të domosdoshme votat e komunitetit serb dhe kjo nuk mund të ndodh deri sa Lista serbe është e kontrolluar nga Qeveria e Beogradit.

Përndryshe, sipas tyre  vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese mund të formohet FAK.

Hajrullah  Tërnava, ekspert i sigurisë tha për InfoPress se pengesa kryesore për formimin e FSK-së është vetë Kushtetuta e Kosovës,  e cila serbëve iu ka dhënë kompetenca të mëdha që e pamundëson formimin e ushtrisë.

“Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, tani është bërë një tabu temë që po zgjat me vite të tëra, e që ende saktësisht nuk ka zgjedhje të saktë për mënyren e formimit të saj. Qeveria është deklaruar për afatin e fundit të procedimit të Projektligjit për Forcat e Armatosura të Kosovës për këtë muaj. Por, sipas Kushtetutës së Kosovës për këtë ligj duhen të votojnë 2/3 e deputetëve serb, që është shumë e vështirë që të votohet nga ana e tyre. Edhe me parë ka pas tentime të miratimit për këtë Ligj, sipas asaj që e parasheh Kushtetuta, por deri më tani gjërat nuk kanë lëvizur. Pengesa kryesore për formimin e FSK-së është vetë Kushtetuta e Kosovës,  e cila serbëve iu ka dhënë kompetenca të mëdha që e pamundëson formimin e ushtrisë”, mendon ai.

Tërnava  tutje tha se e vetmja rrugë tani për formimin e ushtrisë është ndryshimi i Kushtetutës së Ahtisarit,  e cila iu ka dhënë kompetenca të mëdha serbëve,  edhe pse serbët si pjesë e popullatës së Kosovës janë vetëm 2% .

Ai tha se nuk ka rrugë tjetër përpos ndërrimit të Kushtetutës, e sidomos nenit i cili iu jep kompetenca të mëdha Listës Serbe.

E eksperti i sigurisë Drizan Shala, tha se janë dy procese të cilat  mundësojnë për  të shndruar FSK-në në FAK

“Për të shndruar FSK-në në FAK mund të zhvillohet në dy procese: Përmes ndryshimeve Kushtetuese që arrihet me 81 vota, ku janë të  domosdoshme votat e minorietit në kuvend, e në veçanti atë të komunitetit serb dhe kjo nuk mund të ndodh derisa Lista serbe është e kontrolluar nga Qeveria e Beogradit,  dhe  përmese ndyshimit në ligjin adekut të FSK-së, e në veçanti në atë që lidhet me mandatin e operimit që e ka aktual dhe t’i shtohen autorizimeve në apsketin ushtarak dhe të mbrojtjes”, u shpreh Shala për InfoPress.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400