Serbia ka urdhër-arrest edhe për Thaçin

11:08 / E enjte, 12 Janar 2017

Ministrja e Drejtësisë në Serbi, Nela Kuboroviq ka thënë që Serbia ende ka në fuqi urdhër-arrestin për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan Tanjug.

“Në rastin kundër Thaçit tashmë ka një vendim përfundimtar për veprën penale të terrorizmit. Pas kësaj aktakuzat janë zgjeruar për krim dhe gjenocid, e për këtë ekziston urdhër arresti në Serbi, për dallim nga vendet tjera që janë pjesë e Interpol-it, andaj edhe nuk mund të shihet nëpër sisteme të tjera’ ka thënë Kuboroviq.

Ndërsa në lidhje me arrestimin e të parit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ajo ka vlerësuar që kjo nuk mund të ndikoj në dialog ngaqë ka pasur një urdhër arresti për të që nga viti 2005.

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400