
Serbia kërcënon rrëzimin e Qeverisë së Kosovës nëse nuk themelohet Asociacioni
15:59 / E diell, 25 Shkurt 2018
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic ka kërcënuar me rrëzimin e Qeverisë nëse Prishtina nuk e themelon Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe sipas Marrëveshjes së Brukselit. Ai ka thënë se nëse Prishtina dëshiron stabilitet duhet të respektojë dakrodimin e nënshkruar nga Hashim Thaçi e Catherin Ashton për Asociacionin. Ky zyrtar serb ka kontestuar edhe numrin e njohjeve duke thënë se është rren se 116 shtet kanë njohur Kosovën. Daçiq në një intervistë për Radio Beogradin ka thënë se kurrfarë korrigjimesh në këtë marrëveshje nuk vijnë parasysh. “Prishtina harron se Marrëveshjen e Brukselit e kemi nënshkruar kryeministri i atëhershëm kosovar Hashim Thaçi, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Catherine Ashton dhe unë. Në të është definuar qartë se çfarë duhet bërë dhe kush çfarë autorizimesh ka. Prishtina duhet ta thotë qartë se a e do apo nuk e do këtë. Kurrfarë korrigjimesh s’vijnë parasysh. Nëse kjo ndryshon, tërë Marrëveshja e Brukselit bie poshtë”, ka deklaruar Daçiq. Sipas tij, Prishtina “po luan me zjarr”, sepse s’e kupton se faktori serb në këtë moment është faktor stabilizimi në Kosovë. “Përkundër të gjitha problemeve që ekzistojnë, ne marrim pjesë në Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se “pyetja e vërtetë është se a dëshiron Prishtina stabilitet apo jo”, përcjell Expressi. Sipas shefit të diplomacisë serbe, në Prishtinë nuk duan dialog për zgjidhje të përhershme, sepse mendojnë se kanë shpallur shtetin e vet “dhe Beogradi vetëm duhet ta pranojë atë shtet”. Daçiq, në stilin e tij të përhapjes së propagandës kundër pavarësisë së shtetit të Kosovës, ka përsëritur se “po zvogëlohet numri i shteteve në botë që e kanë njohur Kosovën”. Sipas tij, “e dhëna e autoriteteve të Prishtinës se 116 shtete e kanë njohur Kosovën është rrenë, sepse në atë listë gjenden Nigeria, Uganda dhe Mali, gjë që këto shtete s’e kanë bërë. Në listë janë edhe vende që s’janë anëtare të Kombeve të Bashkuara, siç janë Cook Islands dhe Niue”, duke shtuar se Surinami, Burundi dhe Guine-Bissau e kanë tërhequr njohjen. “Përderisa ka vende që e tërheqin njohjen, kjo është tregues se problemi është edhe më tej aktual, se s’është zgjidhur dhe se ne duam zgjidhje. Por, deri te zgjidhja e problemit mund të arrihet vetëm me kompromis dhe jo me imponim se Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës e Metohisë”, ka thënë Daçiqi.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress |
-
Pasiguria e LDK-së për rrëzimin e qeverisë
-
Javën e ardhshme pritet të nisë dezinsektimi i zonave endemike në Malishevë
-
Serbët i përgjigjen ambasadorit të Norvegjisë që foli për Kosovën
-
Beogradi nuk e vazhdon dialogun nëse kërkohet njohja e Kosovës
-
E tmerrshme: Kështu shiten kafshët në tregun e veturave
-
Brnabiq: Ushtria garanton stabilitetin dhe përparimin e vendit
-
Klinika e Onkologjisë përfiton donacion mbi 1 milion euro
-
Veseli: Serbia t`i kthejë sa më shpejt në Kosovë trupat e të zhdukurve
-
Kjo është platforma e Veselit për unitet politik për temat e mëdha
-
LDK e quan të pafuqishme ‘Platformën konsensuale’ të koalicionit qeverisës
-
Veseli me platformë për unitet politik për temat madhore të vendit
-
Haradinaj: Serbia duhet të japë llogari për të gjithë njerëzit e zhdukur në Kosovë
-
Telekomit i kanë nbetur veç edhe kaq muaj “jetë”
-
Qeveria me plan aksionar për adresimin e sfidave të Raportit të Progresit
-
Policia jep detaje për djegien e veturës në veri
-
Serbia e vendosur: Nuk e lejojmë formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe anëtarësimin në OKB
-
Oblak alarmon Liverpoolin e PSG-në
-
“Kosova e para në rajon për aksidente”
-
Pozita pret që platforma për dialog me Serbinë të kalojë në Kuvend
-
Kosova edhe me një Gjykatë Speciale, tash për diçka tjetër