“Serbia po e humbë një tjetër Kosovë” – mbi 1.200 fshatra drejt zhdukjes

18:08 / E premte, 17 Nëntor 2017

 

Vërdnik, Serbi, 17 nëntor – Fshatrat serbe janë në “vdekje”. Kjo ngase në madje 86 për qind të tyre numri i banorëve po zvogëlohet drastikisht, derisa rreth 1.200 janë në fazën e zhdukjes së plotë.

E madhësia e tyre është e përafërt me gjithë territorin e Kosovës, është paralajmëruar të premten në forumin “Ushqim për Evropë” në Vërdnik, raporton Novosti, përcjell Koha.net.

“Përveç tendencës negative demografike, një prej problemeve kryesore të fshatrave të sotme është edhe gjendja jo e mirë ekonomike dhe fragmentimi i pasurisë, si dhe numri gjithnjë më i madh i banorëve të moshuar. Mirëpo problemet më të mëdha janë vërejtur në rajonet malore”, ka thënë Dragan Shkoriq, kryetar i Këshillit për fshatra në Akademinë Serbe të Shkencave.

Duke i prezantuar të dhënat alarmuese, Shkoriq ka thënë se janë vetë fshatarët ata që po i braktisin fshatrat, ku jetesa e tyre varet prej nga puna në arra.

“Për këtë arsye, tani në Serbi ekzistojnë më shumë se 50.000 shtëpi të boshatisura dhe të paktën trefish kaq shtëpi që janë jashtë përdorimit”, ka thënë akademiku Shkoriq rreth studimit të SANU-së për shkatërrimin e fshatrave serbe.

Ai ka bërë të ditur se nga 4.709 vendbanime, madje 1.200 janë në fazën e zhdukjes për shkak se secili prej këtyre fshatrave ka nga më pak se 100 banorë, derisa madje 86 për qind e fshatrave po përballen me rënien e numrit të banorëve. Shërbime postare nuk ka në më se 2.000 fshatra, rreth 500 nuk i kanë rrugët e asfaltuara dhe janë të shkëputur nga bota derisa në 2.700 fshatra nuk ka çerdhe fëmijësh, në 230 nuk ka shkolla fillore e në 173 shkollat ekzistuese mësimet i vijojnë nga vetëm një nxënës.

“Potenciali i fshatrave vetëm në fushën e blegtorisë është 24 miliardë dollarë deri në vitin 2040”, ka thënë Shkoriq, duke shtuar: “Serbia nuk ka përparim pa fshatra”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400