Serbia po përgatitë kërkesën për ekstradimin e Haradinajt

23:42 / E enjte, 05 Janar 2017

 

Ministria e Drejtësisë së Serbisë ka njoftuar se shumë shpejt do të kërkojë ekstradimin e Ramush Haradinajt nga Franca.

Pas vendimit të Gjykatës në Colmar, Ministria e Drejtësisë do ta përgatis dhe do t’ia dërgoje kësaj gjykate kërkesën për ekstradim me gjithë dokumentacionin e nevojshëm të përkthyer në gjuhën frënge.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të mbetet në paraburgim në Francë deri sa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradimin e tij, ka vendosur një gjykatë franceze.

Haradinaj është ndaluar të mërkurën në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia më 2004.

Mediat serbe  dje kanë shkrujtur se autoritetet serbe nuk janë shumë optimiste për ekstradimin e Haradinajt nga Franca, e aq më pak për një ekstradim të shpejtë të ish-kryeministrit të Kosovës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400