Serbia po vazhdon ta keqpërdor Interpolin për realizim të qëllimeve politike

17:35 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Serbia vazhdon ta luaj edhe më tej lojën e saj të vjetër, me urdhër arreste duke e keqpërdor Interpolin, vetëm sa për ti realizuar qëllimet e saj të pista politike.

Njohësi i çështjeve politike dhe anëtari i kryesisë së AAK-së, Gazmend Abrashi ka deklaruar për “ Bota Sot” se pala e Kosovës duhet të jetë insistuese dhe e artikuluar qartë se nuk mund të vazhdohen negociatat me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve tona dhe njëkohësisht të iniciohen flet arreste politike nga ana e saj.

Sipas tij, Serbia po vazhdon ta keqpërdor Interpolin për realizim të qëllimeve të saj politike, gjë që duhet dënuar nga Bashkësia Ndërkombëtare.

“ Kjo kërkesë për pastrim të listave duhet të iniciohet nga pala e vendit tonë. Kosova është dëshmuar në vazhdimësi për bashkëpunim me organet ndërkombëtare të drejtësisë, si në rastet e përgjigjes së thirrjeve nga Tribunali i Hagës e po ashtu me themelimin e Gjykatës Speciale. Dihet mirëfilli se nën presionin e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe me pëlqim të parlamentit të Kosovës është miratuar Gjykata special”, ka thënë Abrashi.

Ai ka vlerësuar se ka qenë pikërisht pala serbe ajo që përmes senatorit të Zvicrës Dik Martit, ka bërë presion të vazhdueshëm për themelimin e Gjykatës Speciale.

“Këto lista nga Interpoli janë krejt të pa kuptimta dhe këto urdhër arreste të Serbisë janë në kundërshtim të plotë edhe me parimet dhe konventat ndërkombëtare. Këto lista që Serbia i ka futur në listën e Interpolit duhet të hiqen menjëherë si parakusht për vazhdim të negociatave. Gjithashtu ne si Republikë e Kosovës duhet të vendosim masat e reciprocitetit në raport me Serbinë, kudo ku kemi hapësirë dhe mundësi, duke i zbatuar në mënyrë strikte këto masa, derisa Serbia vazhdon me këtë kurs ndaj Kosovës”, është shprehur Gazmend Abrashi.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400