Shala: KEDS e ZRRE janë bërë aleat, qytetarëve po iu shkele të drejtat duke i lënë në terr

13:23 / E mërkure, 11 Janar 2017
Përkundër ditëve të nxehta të verës që KEDS-i vazhdimisht bëri reduktime në Kosovë, me arsyetimin e mirëmbajtjes së rrjeti dhe ndërrimin e shtyllave elektrike, një gjë e tillë u bë edhe në ditët më të ftohta të dimrit.
Kosovarët mbetën pa energji elektrike edhe në temperaturat -24 gradë celsius, kjo për arsye se KEDS-i u tregua i pamëshirshëm për ta, raporton lajmi.net.

Nga ana tjetër KEDS-i hedh fajin të KEK-u, por ky i fundit thotë se po prodhon energji të mjaftueshme për KEDS-in, gjë që ata që po pësojnë janë vetëm qytetarët.

“Reduktimet e panevojshme nga KEDS janë shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”.

Kështu i tha lajmi.net, kryetari i KMDLNJ-së, Behxhet Shala.

“Realisht ne kemi qenë të vetmit që kemi reaguar që nga fillimi qoftë për fyerjen e faturave, qoftë për plaçkitjen që ka bërë KEDS-i qytetarëve të Kosovës. Por, edhe për reduktimet e panevojshme kjo është shkelje e të drejtave të njeriut, pasi për atë që po paguan nuk ke shërbime”, tha ai.

Sipas Shalës, KEDS-i do duhet të kontrollohej nga ZRRE, por thotë se edhe ata po bashkëpunojnë me të dhe po e pësojnë rëndë qytetarët.

“Mirëpo KEDS-i do është dashur të kontrollohej nga ZRRE, por ata që duhet bërë një gjë të tillë nuk po e bëjnë, por janë bërë aleatë të situatës aktuale ku fituesi më i madh këtu është i cili e shet tarifën as shtrenjtë dhe i cili nuk është aspak i rregullt në furnizim, ndërkaq e pësojnë qytetarët të cilët për dallim nga herët e tjera e paguajnë rregullisht rrymën”, u shpreh Shala.

Ndër tjera, Shala tha, se “nëse flasim për shtetet normale nuk është aspak normale që të ndryshojnë tarifat verës dhe dimrit, por për Kosovën është një çështje krejt tjetër”.

“Realisht, në çdo vend të botës sa më shumë që shpenzoni ka lehtësira më të mëdha, ndërsa këtu sa më shumë që të shpenzohet aq më të mëdha janë dënimet, që më pas nuk dihet kah shkojnë këto tarifa ndëshkuese”, deklaroi Shala.

Shala potencoi, se qytetarët e Kosovës janë duke e paguar rrymën më të shtrenjtë në Evropë.

“Këtu bëhet tregti e madhe dhe qytetarët e Kosovës janë duke paguar rrymën më të shtrenjtë në

Evropë, në një vend ku pjesa dërrmuese e qytetarëve janë nën asistencë sociale”, tha krejt në fund ai.

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400