Shala ngushëllon familjen Kelmendi

11:44 / E enjte, 12 Janar 2017

Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Kujtim Shala ka ngushëlluar me rastin e vdekjes së Ramiz Kelmendit.

Në telegramin e ngushëllimit Shala, ndër të tjera, ka thënë:
Ndarja nga jeta e Ramiz Kelmendit është një humbje e rëndë jo vetëm për ju, por edhe për kulturën dhe për letrat shqipe.

Shkrimtari i njohur, Ramiz Kelmendi, me një sërë veprash të zhanreve të ndryshme, si: letrare, gazetareske e publicistike, është një nga themeluesit e jetës letrare e kulturore të Kosovës.

Ai, me krijimtarinë e tij, ishte përkushtuar, siç thoshte vetë, të shkruante për jetën.

Ramiz Kelmendi është vlerësuar si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të Kosovës, si autor që me durim ndoqi jetën e shqiptarëve të Kosovës në shekullin e tij.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400