SHBA-ja bashkëpunon me BE-në rreth Kosovës e Serbisë

16:39 / E premte, 22 Qershor 2018

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane dhe aziatike, Wess Mitchel, ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja qëllim të përbashkët kanë Ballkanin e reformuar në rrugën Unionit.

Michell dje në Bruksel ka theksuar, përcjell N1, se përkundër dallimeve në mendim, BE-ja dhe SHBA-ja kanë shumë gjëra të përbashkëta.

Ai e ka fajësuar Rusinë për aneksimin e Krimesë.

Mitchell ka nënvizuar se SHBA-ja bashkëpunon me BE-në rreth Serbisë e Kosovës, ashtu si dhe rreth Bosnjë e Hercegovinës dhe se diplomatët amerikanë kanë kaluar orë të tëra në telefon kolegët evropianë duke ndërmjetësuar në kontestin rreth emrit të Maqedonisë ndërmjet Athinës e Shkupit. /koha.net/

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400