SHBA mbështet dialogun Kosovë-Serbi

19:22 / E martë, 14 Nëntor 2017

Zëvendës ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Michel Sison, tha sot në Nju Jork, se zgjedhjet e fundit lokale ishin një tregues i përparimit të mëtejshëm në Kosovë.

“Ne vazhdojmë të mbështesim dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës,” tha Sison, në mbledhjen e rregullt të KS të OKB-së për Kosovën, ku është diskutuar raporti i fundit i sekretarit të të përgjithshëm Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut.

Diplomatja amerikan theksoi se është koha për të ndryshuar misionin e OKB-së në Kosovë dhe se është e nevojshme që të ketë një periudhë raportimi nga tre muaj në gjashtë muaj.

Ajo gjithashtu tha se është e nevojshme të zvogëlohet numri i zyrtarëve të UNMIK-ut dhe buxheti i atij misioni.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400