Shefja për politikën e Jashtme të BE-së, Mogherini mbërrin sot në Tiranë

10:24 / E martë, 17 Prill 2018

Gjatë ditë së sotme pritet të mbërrijë në Tiranë shefja për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e cila do ketë disa takime, pas dorëzimit të progres raportit të KE për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Mësohet se raporti do të bëhet publik nga ambasadorja e BE, Roamana Vlahutin sot në orën 16:30 gjatë takimit që do zhvillojë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Axhenda: 
Rreth orës 16:30 ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin bashkë me kryeministrin Edi Rama, që do të bëjnë publike raportin për hapjen e negociatave.

17.30-18.00 Vlahutin pritet nga Kreu i Kuvendit Gramoz Ruci. Pasditen e së martës, në Tiranë mbërrin Mogherini, e cila do të darkojë me kryeministrin Rama. Takimet e saj zyrtare do të zhvillohen gjatë ditës së mërkurë, ku në orën 11:00, do të ketë një konferencë shtypi me kreun e qeverisë, Rama.

Kryediplomatja e BE-së do të ketë takime edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. e pranishme edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, shkruan syri.net.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400