Shërbimet sekrete serbe kryen aksion terrorist në objektin e Qeverisë së Kosovës

09:31 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Veprimtaria e shërbimeve inteligjente serbe që nga përfundimi i luftës së vitit 1999 e deri më sot ishte dhe mbetet aktive.

Gazeta InfoPress / Nehat Shaqiri

Veprimet e koordinuara dhe të sinkronizuara të strukturave ilegale Serbe në Veri të Kosovës, dhe duke tentuar që të dështojnë të gjitha tentativat e institucioneve të Kosovës që ta shtrihet autoriteti e saj, mbrëmë ndërmorën një aksion terrorist duke hedhur mjete eksploduese në drejtim të objektit të Qeverisë së Kosovës, ka thënë eksperti dhe profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, shkruan Gazeta InfoPress.

Sipas tij, roli dhe prezenca e shërbimeve inteligjente në veri të Kosovës është që t’u pamundësohet institucioneve të Kosovës që ta shtrijnë autoritetin në veri.

“Detyra e tyre është që të marrin informata të sakta për çdo iniciativë, kështu që për çdo rast ti neutralizojnë ato dhe tu pamundësohet veprimi i shtetit të Kosovës ne veri të vendit”, thotë ai.

Ai tutje pohon se, shërbimet inteligjente të Serbisë janë të interesuar që Kosova të jetë jo stabile me institucione të brishta e në veçanti në veri.

“Ajo pjesë është një “katalizator” qw sa herë i duhet Serbisë, qoftë për konsum të brendshëm qoftë për bisedimet Kosovë – Serbi, ajo e destabilizon veriun e Kosovës, dhe kjo bëhet e mundur me koordinimin e shërbimeve inteligjente serbe dhe faktorit politik lokal në veri”, shton Islami.

Islami thekson se, veprimtaria e shërbimeve inteligjente serbe që nga përfundimi i luftës së vitit 1999 e deri më sot ishte dhe mbetet aktive.

“Qëllimi i saj është që në vazhdimësi të ndërhyjë në të gjitha fushat e jetës në Kosovë, ajo e dëshiron një Kosovë jo stabile, e kam thënë dhe prapë e them se rreziku ma i madh për Kosovën ishte dhe mbetet Serbia e cila i përdorë të gjitha mjetet e kamufluara për ta destabilizuar vendin tonë e kjo bëhet për mesi shërbimeve inteligjente të tyre”, tha ai.

Në fund ai pohon se, duke e pa agresivitetin e institucioneve të Serbisë në raport me Kosovën, do të duhej ti rrisë kapacitetet operacionale dhe ti zmbrapsë sulmet e tilla.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Besim Hoti, ka konfirmuar  se shpërthimi objektin e qeverisë së Kosovës, në veri ka ndodhur në orët e mbrëmjes.

Sipas tij policia është duke hetuar për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve në lidhje me rastin.

“Një granatë dorë ka shpërthyer rreth orës 20:00 në objektin e Qeverisë së Kosovës, në veri të Mitrovicës. Në këtë shpërthim nuk ka të lënduar në njrëz por vetëm më dëme në ndërtesën në fjale ku janë thyer disa xhama”, ka thënë ai.

Hoti ka theksuar se në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe disa njësi të specializuar të policisë së Kosovës për identifikimin e mjeteve shpërthyese megjithëse besohet se është granatë dore.

“Persona të dyshimet në lidhje me sulmin ende nuk janë identifikuar, por policia është duke hetuar rastin”, ka thënë Hoti

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400