Sherifi tregon se ku janë dallimet mes partive për demarkacionin

18:34 / E martë, 13 Mars 2018

Shefi i grupit parlamentar të NISMA-s, Bilall Sherifi ka deklaruar se ende nuk kanë votat për ratifikimn e demarkacionin. Ai ka bërë të ditur se dilemat aktualisht janë tek deputetët e Listës Serbe dhe atyre të Vetëvendosjes.

“Aktualisht nuk janë votat e siguruar, po të kishin qenë do të ishte thirrë seanca. Nuk ka dilema a duhet te votohet apo te mos votohet sa i përket partive shqiptare. 78 vota janë për pa deputetet e Listës Serbe dhe nevojiten edhe dy apo tre vota, ose nga kjo parti ose nga deputetet e VV-se” eshte shprehur Sherifi ne një interviste ne Info Magazine te Klan Kosoves.

Sa i përket marrëveshjes aktuale për demarkacioni me Malin e Zi, Sherifi ka thënë se dallimet ne mes te Nisma-s, AAK-se dhe VV-se qëndron tek deklarata e nënshkruar nga dy presidentet, Vujanoviq dhe Thaçi, se a mjafton kjo deklarate.

“Ata thone se nuk eshte e mjaftueshme. Edhe nëse nuk është e mjaftueshme kjo është një mundësi për te ratifikuar marrëveshjen duke hapur nje mundesi te re, qe ne te ardhmen te rishikohet marrëveshja” është shprehur Sherifi.

Ai gjithashtu ka thene se po te mos ekzistonte presioni i bashkesise nderkombetare dhe i qytetareve njekohesisht do te mund qe fillimisht te rishikohej marrëveshja pastaj te ratifikohej.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400