Shikojeni se si balancohet shtrati i pacientëve në QKUK

11:48 / E diell, 14 Janar 2018

 

Modifikimet në shtretër dhe pajisje të tjera mjekësore në QKUK janë të shpeshta. Kjo për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe vjetërsimit të pajisjeve që gjenden në qendrën më të madhe shëndetësore në Kosovë.

Kushtet në klinikën e ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sipas pacientëve, por edhe vetë profesionistëve shëndetësorë, nuk janë aspak të mira. Aty mungojnë barna e material shpenzues, derisa cilësia e shërbimeve lë për të dëshiruar.

Shtretërit në këtë klinikë janë të prishur. Aty pacientët por edhe vet stafi mjekësorë përpiqen që të bëjnë modifikime në mënyrë që të kalojnë sa me lehtë kohën e shërimit.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400