Shikoni ikonat brenda trenit serb që po vjen pa leje të Kosovës (Foto)

16:57 / E mërkure, 11 Janar 2017

Serbia ka paralajmëruar veprimin e radhës përmes të cilit cenon sovranitetin e Kosovës. Kësaj radhe do të lëshojë linjë treni të udhëtarëve për në Mitrovicë pa pajtimin paraprak të qeverisë së Kosovës.

 Këtë veprim në Ministrinë e Transportit, para disa dite nuk kanë pranuar ta komentojnë për gazetën Metro, me arsyetimin se “e dimë çfarë gjendje kemi në veri“.Serbët si duket kanë bërë gati trenin dhe tashmë kanë dalë edhe fotografitë e para nga brenda. Ai, siç edhe shihet në këtë fotografi është i “stolisur” me ikona, dhe piktura të kishave.

Kjo fotografi është publikuar në disa rrjete sociale dhe e njëjta ka shkaktuar breshëri të komenteve nga më të ndryshmet, transmeton gazetametro.net.

E po ashtu edhe nga jashtë ky tren është markuar me flamurin e Serbisë dhe me emra të kishave, manastireve… serbe.

Marko Djuric, drejtor i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë ka thënë se është fjala për trenin më “modern”.

treni-beograd-kosove treni-i-beogradit-768x576

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400