Shkup: Tetë aksidente dhe katër të lënduar lehtë gjatë 24 orëve

11:06 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Gjithsejt tetë fatkeqësi komunikacioni kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Shkup. Siç kumtoi Sektori për punë të brendshme (SPB), në katër prej tyre, më lehtë janë lënduar katër persona, ndërsa në të tjerat është shkaktuar dëm material.

Gjatë 24 orëve të fundit policia rrugore sanksionoi një numër të madh kundërvajtësish. Gjashtë vozitës kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se që lejohet, dy i kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, dy nuk kanë treguar përparësi kalimtarëve në vendet e shënaura për kalimin e rrugës, gjashtë kanë kaluar në dritët ë kuqe të semaforit, ndërsa 28 automjete ishin parkuar në mënyrë jo të rregullt.

Janë sanksionuar edhe tre këmbësorë të cilët kaluan në dritë të kuqe, përderisa me automjetin e posaçëm janë mënjanuar 51 automjete.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400