Shkupi proteston sot për Haradinajn

09:10 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Sot në orën 11:55 minuta para Ambasadës së Francës në Shkup do të mbahet një protestë kundër vendimit të shtetit francez për ndalimin e ish-kryeministrit të Kosovës dhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj nga policia franceze, pas një fletë-arresti të lëshuar vite më parë nga Qeveria e Beogradit.

Protesta, siç bëhet me dije nga një komunikatë drejtuar mediave, e ka organizuar shoqëria civile, siç janë profesorë, artistë, studentë, gazetarë si dhe bashkëluftëtarë të Haradinajt në betejat e UÇK-së.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në protestën paqësore të mërkurën në ora 11:55 para Ambasadës së Francës në Shkup në mbështetje të çlirimtarit Ramush Haradinaj për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij”, thuhet në komunikatën e Këshillit organizativ të shpërndarë për mediat

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400