Shpend Ahmeti gozhdohet nga militantët e VV-së: Na tradhëtove, jep dorëheqje nga kryetari i Prishtinës!

13:23 / E premte, 09 Mars 2018

 

Infopress/Adelina Mexhuani

Shpend Ahmeti është njëri ndër figurat kryesore që tashmë kanë dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje. Rikujtojmë se së fundi shumë anëtarë e deputetë të VV-së kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në Lëvizje.

Përplasjet në Vetëvendosje kanë dalë në sipërfaqe qysh në muajin dhjetor, pas publikimit të bisedave private ndërmjet disa deputetëve të këtij subjekti politik, ku ka pasur edhe shprehje fyese drejtuara ndaj kryetarit të Lëvizjes, Albin Kurti. Shpend Ahmeti, tashmë i dorëhequr nga  Lëvizja Vetëvendosje, ka marrur një goditje gjatë ditës së djeshme  nga asamblistët e kësaj partie.

Por, dorëheqja e Shpend Ahmetit në fakt ka qenë e ditur, sepse veprimet e tij kanë qenë të tilla që ka qenë çështje kohe kur Ahmeti do ta barktisë Vetëvendosjen.

Duke parë këtë gjë, asambleistët e VV-së në Komunën e Prishtinës iu kanë gjatë kësaj jave iu hakmorren kryetarit Ahmeti, duke votuar kundët raportit financiar për tre mujorin e katërt të vitit 2017.

Madje, kundër këtij raporti votuan edhe pjesa më e madhe e asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe partnerëve të saj të koalicionit qeverisës.

Madje, i pari që kundërshtoi këtë raport ishte asamblisti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, i cili kishte thënë se raporti i sjellë nga Drejtoria e Financave nuk është i plotë pasi në shumë raste mungojnë arsyetimet dhe shpjegimet për shpenzimet.

Duket qartë se Shpend Ahmeti më nuk e ka fuqinë siç e ka pasur më herët dhe VV mund ti hamkerret në çdo vendim që ai merr.

Edhe analistët vlerësojnë se nëse Ahmeti nuk qeverisë ashtu siç do VV-ja, atëherë mund të jetë shumë afër që Prishtina të shkojë në zgjedhje të reja.

Politologu Ramush Tahirin mendon se varet nga Shpend Ahmeti se a do të vazhdojë punën si kryetar, ashtu si do të varet dhe a do të jetë në vijë me Vetëvendosjen.

“Kjo që po i ndodhë Vetëvendosjes u ka ndodhë të gjitha partive të tjera në Kosovë me herët. Disa parti janë ndarë përfundimisht dhe janë krijuar grupime të reja politike, disa janë ndarë dhe janë bashkuar, disa janë shuar krejt, disa kanë mbijetuar një mandat, e disa janë në skenë falë koalicioneve parazgjedhore dhe ma vonë edhe koalicioneve qeverisëse. Vetëvendosje duke i parë rrethanat pashmangshëm do të ndahet në dy parti politike dhe do të ketë luftë politike për marrjen e vazhdimësisë e trashëgimisë së Vetëvendosjes. Kjo zgjidhet me zgjedhjet parlamentare me regjistrim në KQZ dhe me marrjen e votave nga qytetarët në zgjedhje. Shpend Ahmeti ka të drejtë të ligjshme të jap dorëheqje ti bashkohet ndonjë partie tjetër ose të deklarohet i pavarur. Sipas ligjit, pasi zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli gati se është e pamundur të shkarkohet, përveç në rastet e vendimit të Gjykatës për shkelje ligji dhe vepër penale. A do të rrijë apo jo kryetar i Prishtinës varet prej tij, ashtu si do të varet a do të jetë në vijë me Vetëvendosjen apo jo’’, ka thënë si për InfoPress.

Ndërsa, Imer Mushkolaj mendon se kryetari Ahmeti do të ketë problem të udheq me komunën. “Kryetari do ta ketë shumë problem me udhëheq  komunën, sepse nuk e ka mbështetjen e asamblistëve nga partia, e cila edhe është zgjedhur, dhe se do ta ketë shumë të vështirë për çdo vendim që ndërmerr”, ka thënë ai për InfoPress.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400