Shpend Ahmeti shfaqet live në autobus, i bën biletat pa pare (Video)

12:08 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë përurimin e 15 autobusëve të rinj që kanë ardhur në Prishtinë.

Ai ka bërë një gjiro me njërin nga autobusët e rinj, ku brenda gjendeshin edhe disa qytetarë.

Ahmeti është shprehur se biletat sot për këtë autobus janë pa pagesë.

“Jemi në trafikun urban, autobusin që po e provojmë sot për herë të parë. Sot e bëjmë përurimin e 15 autobusëve të parë të Prishtinës. I përshëndesim të gjithë qytetarët e Prishtinës. Sot biletat janë pa pare” është shprehur Ahmeti, teksa u është drejtuar qytetarëve me një video live në Facebook.

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400