Shqipëri, shpëtohet pushuesja pasi ishte duke u mbytur në thellësi të detit

19:17 / E diell, 22 Korrik 2018

Ka shpëtuar për mrekulli një vajzë e re pasditen e sotme në Gjirin e Lalzit, ndërsa ka rrezikuar të mbytej në det.

Vajza është nxjerrë në breg të detit në gjendje të rëndë nga pushuesit që ndodheshin atë moment në vendngjarje.

Ajo është transportuar menjëherë në Spitalin e Durrësit ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Vajza ishte zhytur në thellësi dhe ka pasur vështirësi në frymëmarrje.

E reja ka mundur të dalë vetë deri në një pikë të detit, më pas ka kërkuar ndihmë nga pushuesi të cilët e kanë ndihmuar të dalë në breg.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400