Shqiptarët ia siguruan fitoren Gjukanoviqit

09:34 / E martë, 17 Prill 2018

Kandidati i Partia Demokratike Socialiste (DPS) Millo Gjukanoviq ka fituar në zgjedhjet  presidenciale në Mal të Zi.Mbështetësit e Gjukanoviqit ishin mbledhur për të kremtuar fitoren te ndërtesa e vjetër e Qeverisë së Malit të Zi.

Sipas rezultateve të marra nga Qendra për Monitoring CEMI, Gjukanoviq ka marr 53,8% të votave që i dha fitoren atij që në rundin e parë.

Sipas numrit të votave të marra dhe sipas daljes në votime të shqiptarëve në zonat ku ata jetojnë dhe duke ditur edhe votën e tyre pro Gjukanoviqit, mund të konkludohet se pikërisht vota shqiptare ishte përcaktuese në këtë fitore të presidentit të ardhshëm të Malit

të Zi që në rundin e parë.Duhet shtuar se ka pasur një rënie të daljes në votime në Ulqin dhe Tuz krahasuar me zgjedhjet lokale të disa muajve më parë.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400