Shqiptari shpëton nga vdekja italianin që u hodh nga ura

23:19 / E mërkure, 11 Korrik 2018
Një shqiptar është kthyer në hero në qytetin e Firences, pasi ka i ka shpëtuar jetën një të moshuari.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:30 minuta, kur një i moshuar italian, 86 vjeç ishte hedhur nga ura e San Nikolos në Firence në ujërat e lumit Arno.

Skena është parë e gjitha nga një shqiptar 42 vjeç, shurdhmemec i cili po udhëtonte në makinë, së bashku me një grua shqiptare edhe ajo shurdhmemece.

Sapo ka parë të moshuarin që ka rënë në lum, shqiptari kishte ndaluar makinën dhe është hedhur në ujërat e Arno-s, shkruan syri.net.

Ai e ka shpëtuar të moshuarin, duke e nxjerrë në breg. Me shpejtësi në vendin e ngjarjes ka mbërritur një patrullë policie dhe një autoambulancë.

I moshuari mësohet se është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shqiptari është falënderuar duke u kthyer në heroin e ditës në Firence.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400