Shqiptari vritet sapo del nga burgu

18:24 / E diell, 15 Korrik 2018

Një shqiptar, 32 vjeç është gjetur i vdekur në Greqi. Ngjarja mësohet se është zbuluar ditën e sotme.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari është gjetur i pajetë në anën e rrugës për në Trikala.

Trupi i tij është gjetur në kilometrin e 15 të rrugës nga Grevena drejt Trikalës.

Sipas të dhënave të siguruara nga mediat greke, shqiptari ishte liruar nga burgu në datën 12 korrik dhe që prej asaj dite ishte parë në disa zona të ndryshme të Trikalës.

Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.

Nga të dhënat e para dyshohet për një vrasje, por hetimet po vazhdojnë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400