Shumë fshatra të Kosovës pa energji elektrike

23:35 / E enjte, 14 Qershor 2018

Shumë fshatra në Kosovë kanë mbetur pa energji elektrike

Si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve të dendura të shiut, shumë vende kanë mbetur pa energji elektrike në orët e vona të natës së sotme, shkruan lajmi.net, transmeton Gazeta InfoPress.

Vendet më të prekura, siç ka mësuar lajmi.net janë ato që furnizohen me rrymë nga Rahoveci.

“Që pesë orë nuk ka rrymë”, thuhet në reagimet e shumë qytetarëve të zonave të Malishevës që furnizohen më rrymë nga Rahoveci.

“As në Kievë të Malishevës nuk ka rrymë që nga ora 19:00”, thotë një tjetër lexues i lajmi.net.

Shumë zona të Kosovës janë përfshirë nga vërshimet në orët e vona të mbrëmjes së sotme.

Moti ka befasuar sot sidomos Rahovecin. Vërshimet dhe një breshër i madh kanë goditur këtë komunë.

Raportohet për dëme të mëdha të shkaktuara nga breshri i fortë dhe vërshimet.
Banorët kanë njoftuar se janë shkaktuar dëme të konsideruara në kultura bujqësore.
Kryetari Smajl Latifi ka formuar një shtab për menaxhimin e krizës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400