Si u zbuluan 1.5 milionë euro? Ja kush e njoftoi policinë shqiptare

18:04 / E diell, 24 Qershor 2018

Të tjera detaje zbulohen pas bllokimit të një sasisë parash prej 1.5 milion eurosh në portin e Durrësit të cilat ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa.

Mjeti ku i gjetën paratë ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit me tragetin e Ankonës. Autoritetet shqiptare ishin lajmëruar nga Interpoli italian se kishte dyshime se një automjet kishte brenda mallra të paligjshme.

Mjeti tip “Toyota Yaris”, ku u gjetën paratë ishte në auto-tren bashkë me mjete të tjera të cilat ishin porositur për shitje në Shqipëri. Autoritetet shqiptare janë duke hetuar për dërguesin si dhe porositësin e mallit, ndërsa po kontrollojnë edhe dokumentacionin e makinës.

Burime bëjnë me dije se indicia e parë për autoritetet shqiptare ka ardhur nga Italia. Dyshohet se paratë e sekuestruara të jenë para të siguruara nga aktivitete kriminale. /BW/

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400