Simiq: Serbët e Kosovës pajtohen me ndarjen nëse fitojnë më shumë të drejta

17:22 / E diell, 12 Gusht 2018

Serbët e Kosovës do të pajtoheshin me idenë e ndarjes së Kosovës vetëm nëse marrëveshja do t’u garantonte atyre liri më të madhe dhe më shumë të drejta se që kanë tani.

Kështu ka thënë nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ndërsa ka shtuar se partia e tij i beson ekipit negociator të Beogradit pa asnjë mëdyshje.

Simiq i tha televizionit publik serb se serbët në Kosovë jetojnë pezull për dekada me radhë.

“Kur i llogarisni të gjitha, nëse do të kishte ndonjë mundësi për progres ekonomik dhe politik, jam i bindur se një zgjidhje e tillë do të përkrahej nga serbët”, tha ai, transmeton Koha.net.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kohë më parë propozoi ndarjen e Kosovës në kufij etnikë mes komunave veriore me shumicë serbe dhe pjesës tjetër me shumicë shqiptare.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400