Situata në Kondovë me zjarret është vënë nën kontroll

02:27 / E diell, 13 Gusht 2017

 

 

Situata në Kondovë me zjarret është vënë nën kontroll. Nga Qendra për menaxhim me kriza njoftojnë se janë duke vepruar me 4 cisterna, 25 zjarfikës, 9 makina të zjarrëvikësve dhe 50 persona nga bashkësia lokale.

Nga QMK, po ashtu njoftojnë se është formuar një kordon makinash të zjarrfikësve për të mos lejuar depërtimin e zjarrit në fshatin Kondovë.

Ndërkaq, zv/kryeministri Bujar Osmani në facebook-un e tij ka shkruar se po shfrytëzohen të gjitha resurset për shuarjen e zjarrit. “Sapo vizitova vatrat e zjarrit në Kondovë bashkë me drejtorin e Qendrës për Menaxhim me Kriza, Agron Buxhaku dhe kryetarin e Sarajit. Të gjitha resurset janë vënë në funksion të parandalimit të zgjerimit të zjarrit. Banorët gjithashtu në vijë të detyrës. Avionët nuk mund të vihen në shërbim deri sa të zbardhet në ora 6 në mengjes. Deri atëherë të shpresojmë se me mjetet tjera tokësore do vihet nën kontroll zjarri”, ka shkruar Osmani

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400