Sot Kryeprokurori tregon se pse u bllokua aktakuza e veteranëve

08:32 / E hëne, 20 Gusht 2018


Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Reshat Millaku, sot në ora 13:30, do të dalë në konferencë për media për të sqaruar të gjitha dilemat që janë ngritur për aktakuzën e Prokurorit të dorëhequr Elez Blakaj, për veteranët mashtrues.

“Ju njoftojmë se sot më 20 gusht 2018, ditë e hënë, me fillim nga ora 13: 30, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku, do të mbaj konferencë për media. Konferenca do të mbahet në objektin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, rruga, Luan Haradinaj, Prishtinë”, ka njoftuar zyra për informim e Prokurorisë së Shtetit.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400