Sot në mesnatë përfundojnë punimet, në fundjavë aksi Tiranë – Durrës i hapur për mjetet

21:48 / E premte, 22 Qershor 2018

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri me dije një ditë më parë se mesditën e sotme do të përfundonin punimet në Maminas-Sukth-Shkozet, e më pas rruga do të ishte e hapur normalisht për të lehtësuar edhe qarkullimin e pushuesve që zgjedhin Durrësin për fundjavë. Sot ARRSH bën me dije se punimet mbyllen në 23:00 të së premtes, duke kërkuar ndjesë për mos hapjen në kohë të rrugës.

“Për shkaqe të pa parashikuara përmbyllja e punimeve ne aksin Maminas-Sukth-Shkozet- ka tejkaluar afatin e përcaktuar. Rrjedhimisht, nuk është kryer hapja e kalimit siç ishte paralajmëruar, për të garantuar kalimin e sigurte te mjeteve.

ARRSH kërkon ndjese qytetareve dhe njofton se hapja e kalimit do te realizohet sonte ora 23:00. Deri ne orarin e hapjes mjetet duhet të përdorin rrugët alternative”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400