Sot protestë në Prishtinë – Kërkohet shkarkimi i Lumezit

08:10 / E mërkure, 22 Gusht 2018

Një marsh protestues nga ora 18:00 është thirrur për sot në Prishtinë.

Iniciativa “Protestoj” ka dy kërkesa kryesore për protestën e sotme: shkarkimin e kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi dhe vetting në gjyqësor, shkruan lajmi.net.

Protesta është thirrur pak ditë pasi prokurori i dorëhequr, Elez Blakaj akuzoi Lumezin dhe zyrtarë tjerë të institucioneve të drejtësisë për presion.

Blakaj pretendonte se Lumezi kishte tentuar ta frikësoj në rastin Pronto dhe gjithashtu te aktakuza për listat e veteranëve.

Deri më tani thirrja e shoqërisë civile për protestë në ditën e sotme ka marrë një përkrahje mjaft të madhe.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400