Studiuesja Elena Kocaqi: Kosova të quhet Dardani, emri ma i lashtë Shqiptar! Kosovë është emër Sllav, i imponuar nga Rusia!

21:05 / E diell, 18 Shkurt 2018

 

Emri Dardan dhe Dardanët dalin që në betejën e Kadeshit në 1272 para eres sonë. Pra, është një emër i dokumentuar prej 3290 vjetësh, ndërsa Kosovë është një emër sllav pa asnjë lidhje me shqiptarët, i vendosur në shekullin e XIX, nga rusët për të ngritur pretendimet serbe…

DARDANI dhe jo Kosovë

Shkruan: Elena Kocaqi

Emri Kosovë është një emër sllav që u vendos krahinës shqiptare Dardane, nga Osmanët me insistimin rus në emër të pansllavizmit, në fillim të shekullit të XIX dhe nuk ka asnjë lidhje me shqiptarët. Ky emër është sllav dhe në botën sllave ka mbi 20 emra vendesh Kosovë, të cilat listohen me poshtë. Kosova, duhet të quhet Dardani sepse,

1- Dardani është një emër historik shqiptar dhe tepër i vjetër që po ti referohemi mitit Dardani është djali i Pellazgut me princeshën Atlantidase Elektra.

2- Emri Dardan dhe Dardanët dalin që në betejën e Kadeshit në 1272 para eres sonë. Pra, është një emër i dokumentuar prej 3290 vjetësh, ndërsa Kosovë është një emër sllav pa asnjë lidhje me shqiptarët, i vendosur në shekullin e XIX, nga rusët për të ngritur pretendimet serbe mbi një territor që gjasmë ishte serb për shkak të emrit. Dardani është emri më i vjetër Ilir i dokumentuar.

3- Dardani është quajtur Troja, nga ku Dardani nga Ballkani ka pas shkuar në Troj që njihet një nga qytetërimet më të lavdishme të botës.

4- Dardan ishte Ene Dardanidi që themeloi Romën.

5- Dardan ishte Briti që themeloi Londrën dhe Anglinë nga linja e Ene Dardanidit.

6- Dardan ishte Konstandini i Madh perandori i Romës, Justinian i Madh perandori i Bizantit e shumë të tjerë.

Të kesh një emër kaq të madh dhe kaq të lavdishëm dhe të mbash një emër sllav për emërtim shteti dhe tash me ca disa të çmendur e anti-shqiptare ti quash shqiptarët komb kosovar, është jo vetëm teori serbe dhe pan sllaviste që synon ngadalë ngadalë të largoj shqiptarët nga etnia e tyre, gjë që Serbi se bëri dot, as me zjarr e hekur, por një teori që bie ndesh me të vërtetën historike. Nëse ky emër do të vazhdoj të përdoret, Serbia do të pretendoj gjithmonë që ai vend edhe nga emri i përket asaj, paçka se ky emër është vendosur artificialisht nga ambasadori rus në Stamboll.

Ta fillojmë nga vetja që të mos përdorim në statuset në facebook emrin Kosovë, por Dardani. Unë e kam filluar që para 9 vitesh kur i vura emrin djalit tim Dardan. Pastaj të imponohet ndryshimi politikë. Edhe nëse do ketë një bashkim të Dardanisë me Shqipërinë, krahina duhet ta ruaj emrin, ashtu si Maqedonia dhe Epiri shqiptar, pasi këto janë tre emrat më te lavdishëm në historinë botërore që ju përkasin vetëm shqiptarëve dhe ua kanë vjedhur të tjerët dhe më e keqja nga të gjitha po ia mohojmë vetes.

 

1-Vendbanime sllave me emrin Kosovë si më poshtë.

 

Belarus: “Kosovo”

Bosnia and Herzegovina: “Kosova”

Bulgaria: “Kosov”, “Kosovo” = 3 vende

Croatia: “Kosovo”

Czech Republic: “Kosov” . “Kosova Hora”

Estonia: “Kosova”

Macedonia: “Dolno Kosovrasti” “Kosovo”

Poland: “Kosów Lacki”

Russia: ka katër vende “Kosov”, “Kosovka” , “Kosovo”

Slovakia:”KoKošovce”

Slovenia: “Kosovo” (Ljubljana (Kosovo Polje))

Ukraine: “Kosov” “Kosovka” “Kosovscyna”

 

Shqiptarët ka ardhur koha të mbajnë identitetin e tyre të vërtetë.

Fotografia e Lumturi Aliaj

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400