Super ekskluzive: PAN-i siguron votat për kryekuvendarin dhe kryeministrin. Këta janë dy deputetët që do ta votojnë PAN-in

18:36 / E mërkure, 02 Gusht 2017

 

Është përfolur shumë kohëve të fundit që PAN-i nuk i ka numërat dhe do ta ketë problem për ta formuar Qeverinë e Kosovës. Por, kjo duket se nuk do të jetë problem. Nesër pritet pa kurrfarë problemi, Kadri Veseli të zgjidhet kryekuvendar, kurse në po të njëjtën ditë ose të premten të zgjidhet qeveria e re. Siç mëson InfoPress nga burimet e veta shumë të sigurta, PAN-i ka arritur ti marrë edhe dy vota të dy deputetëve të opozitës, emrat e tyre redaksia e InfoPress i ka, por për hir të korrektësisë emrat nuk do ti publikojmë. Dy depuetetët që do ta votojnë Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn janë nga parti të ndryshme të opozitës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400