Tahiri: Rekomandimi pozitiv nga LIBE, dëshmi se Kosovës po i shpaguhen përpjekjet për fuqizimin e ligjit

14:10 / E enjte, 30 Gusht 2018

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në rrjetin social Facebook, ka shkruar për rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave, që sot u mor nga Parlamenti Evropian. 

Tahiri ka shkruar se ky vendim është shpagim i përpjekjeve për fuqizimin e sundimit të ligjit.

“Pas miratimit të rekomandimit për liberalizimin e vizave në Komitetin për Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme (LIBE) të Parlamentit Evropian, jemi edhe një hap më afër lëvizjes së lirë, për qytetarët tanë. Ky qëndrim konstruktiv i europarlamentarëve, është dëshmi se Republikës së Kosovës janë duke iu shpaguar përpjekjet për fuqizimin e sundimit të ligjit” ka shkruar Tahiri.

Tahiri ka theksuar se ndryshimet pozitive në drejtësi, pos në rekomandimin pozitiv për vizat, do të ndikojnë pozitivisht edhe në përditshmërinë e qytetarëve.

“Nuk ka asnjë dilemë se efektet e ndryshimeve në Sektorin e Sundimit të Ligjit, kanë qenë vendimtare në këtë proces dhe do të jenë edhe më vendimtare në ndikimin e drejtpërdrejtë në përditshmërinë e qytetarëve tanë” ka shkruar Tahiri.

“Të gjithëve urime për këtë sukses të përbashkët!” ka përfunduar Tahiri.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400