Tahiri: Rruga jonë drejt BE-së e drejt por sfiduese!

15:27 / E mërkure, 09 Maj 2018

Besnik Tahiri, Koordinator Nacional për Reformën Shtetërore, ka thënë se Dita e Evropës është simbolikë e popujve të lirë.

Sipas Tahirit procesi i anëtarësimit në BE është objektivi më i madhor nacional i Kosovës në përputhje me vlerat dhe parimet e Evropës së Bashkuar, transmeton lajmi.net.

“Ne e konsiderojmë suksesin e procesit të integrimit Evropian të lidhur ngushtë me komunikimin gjithëpërshirës me të gjithë aktorët kryesorë në vend, e më posaçërisht partnerët socialë, shoqërinë civile, spektrin politik, partnerët ndërkombëtarë dhe publikun e gjerë. Vetëm duke siguruar qasje gjithëpërfshirëse dhe kohezion ky proces mund të jetë realist dhe me mbështetjen e duhur. Në të kundërtën ky proces nuk do të ketë ndjenjën e përkatësisë se duhet si pjesë e procesit integrues nga ana e shoqërisë dhe akterëve. Ndjekja e e përbashkët e agjendës është rruga e vetme, çfarëdo vonesash apo pengesash në këtë mund të rezultojnë në humbje të energjive”, ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Rruga e jonë drejt BE-së e drejt por sfiduese!

Dita e Evropës është simbolikë e popujve të lirë, me demokraci të avancuar, me ekonomi të zhvilluar dhe mirëqenie të qytetarëve. Ky është përcaktimi ynë, që Kosova përveç hartës gjeografike Evropiane të jetë pjesë integruese edhe e sferës politike dhe ekonomike.

Procesi i anëtarësimit në BE është objektivi ynë më i madhor nacional, në funksion të demokratizimit dhe transformimit të shoqërisë, në përputhje me vlerat dhe parimet e Evropës së Bashkuar. Për të ndodhur kjo, akterët publikë e institucionalë duhet edhe më shumë të dëshmojnë rezultate konkrete si mënyra e vetme për ti dhënë fund një tranzicioni të pa fund e për të ndërtuar institucione demokratike dhe modele të zhvillimit të qëndrueshëm.

Në këto procese, Kosova dhe institucionet e saj tashmë çdo ditë e më tepër po dëshmojnë rezultate konkrete dhe praktike për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane. Kjo mund të vërehet nga rrjedha dhe përkushtimi i qeverisjes, vullneti i madh për të nxitur përpara reformat shtetërore dhe përmbushja e standardeve drejt integrimit.

Lidhur me këtë, krijimi i një administrate efikase dhe funksionale mbetet njëra nga shtyllat dhe parakushti kryesor për të rikthyer meritokracinë dhe besimin në institucione. Përkushtimi i vazhdueshëm i qeverisë kundrejt këtij procesi është treguesi më i besueshëm në realizimin e këtij objektivi strategjik. Tashmë krerët më të lartë institucionalë kanë dhënë zotimin e tyre të plotë për zbatimin e një procesi të thellë reformues, nisur nga pakoja Ligjeve të administratës, racionalizimi dhe reformimi i agjencioneve e deri tek strukturimi i plotë i mekanizmave qeveritarë përmes ‘Ligjit për Qeverinë’.

Kësisoj do t’i ipet fund ping-pongut institucional dhe do të ndërtojmë një mekanizëm në nivel ndër-institucional që harton politika strategjike dhe zhvillim të qëndrueshëm. Sado e vështirë dhe e mundimshme të jetë kjo reformë, progresi në këtë drejtim është jetik për Kosovën. Një sistem që promovon qeverisjen e mirë, e që ofron efikasitet e qëndrueshmëri, si dhe përmirësimi i vazhdueshëm i politikave dhe proceseve duhet jetë synim. E kjo për neve quhet reformë. Ky nuk duhet parë si obligim apo kusht për integrim, por në radhë të parë si detyrë e vendit për ti forcuar mekanizmat që trasojnë rrugën e integrimit.

Ne e konsiderojmë suksesin e procesit të integrimit Evropian të lidhur ngushtë me komunikimin gjithëpërshirës me të gjithë aktorët kryesorë në vend, e më posaçërisht partnerët socialë, shoqërinë civile, spektrin politik, partnerët ndërkombëtarë dhe publikun e gjerë. Vetëm duke siguruar qasje gjithëpërfshirëse dhe kohezion ky proces mund të jetë realist dhe me mbështetjen e duhur. Në të kundërtën ky proces nuk do të ketë ndjenjën e përkatësisë se duhet si pjesë e procesit integrues nga ana e shoqërisë dhe akterëve. Ndjekja e e përbashkët e agjendës është rruga e vetme, çfarëdo vonesash apo pengesash në këtë mund të rezultojnë në humbje të energjive.

Ne këtë kuadër, ne duhet të përgatitemi për një rrugë të mundimshme, por që krejt kjo varet nga angazhimi ynë, e për të ndodhur kjo reformat janë mekanizmat e vetëm që të shkurtojmë rrugën dhe kohën deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400