Takohen Lekaj e Gjini, flasin për projekte të përbashkëta

16:27 / E hëne, 22 Janar 2018

 

Ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj ka pritur kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet komunës së Gjakovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

Lekaj tha se edhe Gjakova, sikurse të gjitha komunat tjera do të ndihmohet në projektet e saja, për aq sa ka mundësi buxhetore dhe ligjore.

I pari i Gjakovës ka falënderuar ministrin Lekaj, për gatishmërinë e treguar që t’i mbështesë projektet e komunave, sidomos ato projekte ku qytetarëve të vendit u ofrohet zgjidhje adekuate dhe të nevojshme infrastrukturore.

Lekaj dhe Gjini, kanë diskutuar dhe janë dakorduar edhe për përfundimin e disa projekteve që kanë mbetur të papërfunduara në Komunën e Gjakovës, transmeton Klan Kosova.​

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400