A do të hiqen vizat sivjet. Flet Shefja e zyrës së BE’së

16:47 / E martë, 17 Prill 2018

Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se nuk e di nëse gjatë vitit 2018 qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza, sipas saj çdo gjë varet nga Kosova.

Apostolova tha se nuk e di nëse viti 2018 do të jetë vit kur Kosoves do t’i hiqen vizat. Tha se kjo varet nga Kosova si do të vperojë në javët e ardhshme, por ka shtuar se kjo gjë varet edhe nga Komisioni Evropian që merr vendimin përfundimtar.

E pyetur nëse ky është raporti më i keq për Kosovën ka thënë se nuk mund të jap një vlerësim të tillë por është shprehur se viti 2017 ka qenë shumë sfidues, raporton Gazeta Express.

Duke shtuar se raporti ka qenë me vlerësime pozitive në disa fusha dhe me ngecje në fusha tjera.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400