Avdullah Hoti, në intervistën e tij të parë që nga nominimi për kryeministër, dhënë në emisionin Komiteti, ka folur për listën e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, bartës i të cilës do të jetë ai.
Hoti ka treguar nëse tashmë është gati lista e deputetëve, sepse kanë mbetur edhe pak orë deri në dorëzimin përfundimtar të saj në KQZ, ndërsa nuk ka bërë të ditur nëse pjesë e kësaj liste do të jenë Vjosa Osmani, Arben Gashi apo Shpejtim Bulliqi.
“Në atë listë janë emrat më t fuqishëm në skenën mediale dhe politike,” ka thënë Hoti pa përmendur emra të kandidatëve.
I pyetur për Osmanin, ka thënë se lista nuk është finalizuar dhe duhet pritur derisa ajo të finalizohet.