A do të vazhdojë Labinot Tahiri të jetë pjesë e AKR-së

09:12 / E martë, 17 Prill 2018

Sot në emisionin e mëngjesin në  Televizionin 7  ku ka qenë i ftuar Labinot Tahiri deputet nga radhët e Aleanca Kosova e Re , ai u shpreh jo i kënaqur me punën të cilën është duke e bërë partia të cilës i përket.

Tahiri gjithashtu tha se  në zgjedhjet e ardhshme mundë të jetë pjesë e ndonjë subjekti tjetër apo mund ta shohim si deputet të pavarur, duke thënë që nuk ka gjetur mbështetje j nga  subjekti të cilit i përket,  për  ti realizuar  projektet të cilat ka premtuar dhe ndihet i zhgënjyer nga mungesa e përkrahjes së AKR-së, për ti përfunduar këto projekte.

Ai më tej  tha që ka pasur shumë përkrahje nga  qytetarët e Ferizajt, por ka pasur shumë pak njerëz  nga ky qytet në pozita udhëheqëse në institucione shtetërore.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400