Temperaturat deri -25, shumë komuna të Kosovës kanë mbetur pa rrymë

09:17 / E martë, 10 Janar 2017

 

Mitrovica dhe komunat e rajonit, Skenderaj e Vushtrria, si dhe Drenasi e Istogu, u janë nënshtruar reduktimeve të ashpra të energjisë elektrike. Në Skenderaj, Vushtrri dhe në Drenas banorët përballen edhe me mungesës të ujit të pijes, ndërsa në Istog është kthyer energjia elektrike por kanë vazhduar reduktimet, ndërsa ende nuk janë vlerësuar dëmet që janë shkaktuar nga era e fortë.

Në temperaturat tepër të ulëta, të cilët kanë arritur edhe në – 25 gradë celsius, banorët e Mitrovicës dhe të komunave të rajonit, Skenderaj e Vushtrri, si dhe ata të Drenasit dhe të Istogut, janë përballur në dy ditët e fundit me mungesë të madhe të energjisë elektrike. Përveç me mungesë të energjisë elektrike, banorët e Skenderajt, të Vushtrrisë dhe të Drenasit janë përballur edhe me mungesë të ujit të pijes, pasi që kompanitë kanë aplikuar reduktime në këto ditë të ftohta. Në anën tjetër, Istogu ngadalë po i kthehet normalitetit, pasi që gjendja me energji elektrike është përmirësuar.

Jeta Balaj, zëdhënëse e komunës së Istogut, i ka thënë “Zërit” të hënën, se gjendja me rrymë është përmirësuar dukshëm, ndonëse reduktimet, sikurse edhe në gjithë vendin janë aplikuar edhe në këtë komunë. Ajo ka shtuar se ende nuk dihen me shifra pasojat që ka shkaktuar era e fortë që kishte përfshirë Istogun dy ditë më përpara. “Gjendja me rrymë është përmirësuar, gjithashtu edhe me ujë, fshatrat besoj se nga sot (e hënë) do të kenë rrymë, ndërkaq sa u përket dëmeve të shkaktuara nga era e fortë ende nuk ka ndonjë vlerësim të tyre, sepse ekipet janë ende në terren”, ka thënë Balaj për “Zërin”, të hënën.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400