Thaçi e Vuçiq shtrëngojnë duart me zor në Sofje

22:59 / E enjte, 17 Maj 2018

 

Vendet e Ballkanit Perëndimor sot në Samitin e Sofjes kanë nënshkruar Marrëveshjen e Digjitalizimit.

Pas nënshkrimit që ka bërë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka shtrirë dorën Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe në këtë radhë edhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Por shtrëngimi i duarve mes Thaçit dhe Vuçiq në këtë rast është bërë me insistimin e Presidentit të Bullgarisë, Boyko Borissov.

Borissov siç shihet në një video ka “tërhequr” Thaçin që të shtrëngojë duart edhe me krerët shtetërorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor që ndodheshin në të djathtën e tij..

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400