Thaçi: Kosova ka prodhues që dinë të përshtaten shumë mirë në tregje ndërkombëtare

15:06 / E enjte, 12 Korrik 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se prodhuesit vendor dinë të përshtatën në tregje ndërkombëtare.

Ai këto komente i ka bërë pas vizitës në fabrikën e prodhimit të produkteve të ambalazhimit “Kivo” në Kaçanik, që ka mbi 100 punëtorë.

Thaçi me anë të një postimi në Facebook është shprehur se suksesi i fabrike është inkurajues edhe për investitorë të tjerë të huaj.

Postimi i plotë i Thaçit:

Kosova ka prodhues që dinë të përshtaten shumë mirë në tregje ndërkombëtare. Një prej tyre është edhe fabrika për prodhimin e produkteve të ambalazhimit “Kivo” në Kaçanik, një investim kosovaro-holandez me mbi 110 të punësuar, që eksporton në gjashtë shtete të botës.

Suksesi i kësaj fabrike, të cilën sot e vizitova, është inkurajues edhe për investitorë të tjerë të huaj në vendin tonë.

Edhe në rrethana të izolimit të padrejtë, me ide kreative dhe inovative, ndërmarrësit tanë kanë gjetur rrugën e depërtimit dhe bashkëpunimit me shumë kompani evropiane e botërore

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400