Thaçi për vendimin e Arbitrazhit: Kosova ka ndërtuar kapacitete për t’i mbrojtur interesat e shtetit

09:36 / E premte, 04 Maj 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi  ka uruar ekipin për mbrojtjen që i ka bërë Kosovës, në Gjykatën e Arbitrazhit lidhur me padinë nga kompania austriake AXOS.

Thaçi ka thënë se Kosova mirëpret investimet e huaja, por që nuk do të lejojnë që të keqpërdoret si shtet.

“Kosova gjithmonë do t’i mirëpresë investimet e huaja, por asnjëherë nuk lejojmë të keqpërdoret si shtet. E drejta dhe të gjitha argumentet në rastin e padisë se AXOS-it ishin në favorin tonë. E uroj ekipin e ekspertëve për punën profesionale dhe mbrojtjen që i ka bërë Kosovës”, ka shkruar ai në facebook.

Thaçi ka thënë se si shtet i pavarur dhe sovran jemi pjesë e Arbitrazhit, sepse besojmë në këtë institucion dhe në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare.

“ Kemi ndërtuar kapacitete për të tërhequr investime të huaja, mirëpo edhe për t’i mbrojtur interesat e shtetit tonë nga pretendimet e paqëndrueshme”, është shprehur presidenti.

Gjykata e Arbitrazhit dje ka dhënë vendim në favor të Kosovës, lidhur me padinë e kompanisë austriake e cila kërkoi qindra miliona nga Qeveria e Kosovës për anulimin e procesit të privatizimit të 75% të aksioneve të Telekomit të Kosovës, AXOS obligohet ti paguaj Kosovës afër 2 milion euro dëmshpërblim.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400